Xhensila Pere është shpallur ‘Miss World Albania’ në 2014 dhe ka qenë pjesëmarrëse në ‘Big Brother Albania 8’. Ajo ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së saj personale. Së fundmi Xhensila është komentuar se ka ndikuar në ndarjen e Bernardit dhe Xhenit, po ashtu pjesëmarrës në Big Brother 8.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News, ka treguar kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi është miq me të dy. Për më tepër po përpiqet që të shuajë debatet midis tyre.

“Nuk është e vërtetë. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë si me Bernardin ashtu edhe me Xhenin. Dje mbasdite isha me Bernardin, sot do të dal me Xhenin. Do të bëj pak atë diplomaten ndoshta për të qetësuar ujrat mes tyre. Nuk jam nga ato që prish lumturinë e të tjerëve.”

 

xheni

/Ora News.tv/