Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, gjermanët formulojnë ofertën zyrtare

Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, gjermanët formulojnë

Kalimi i Granit Xhakës në Bundesligën gjermane nuk është tashmë një sekret.

Sipas "The Sun", mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës është i bindur se nuk ka vend më te Arsenal dhe largimi shihet si vendimi më i mirë.

E nga kjo situatë tentojnë të përfitojnë shumë skuadra, mes të cilave Hertha Berlin dhe Milan. Gjermanët e kanë hedhur tashmë hapin e parë, me kryeqytetasit që kanë dërguar edhe ofertën zyrtare.

Bëhet fjalë për huazimin deri në fund të sezonit, me opsionin për ta blerë për 30 milionë euro në merkaton e verës. Shifër e kënaqshme kjo, duke parë edhe krisjen që ka pësuar marrëdhënia mes Arsenalit dhe Xhakës.

Gjithçka ka të bëj me atë episod aspak të këndshëm, me Xhakën që ofendoi rëndë tifozët londinez, duke hedhur në tokë edhe fanellën.



EMISIONET