Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, ku në fokus janë masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

Ministria njofton se në takim u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjithashtu, Xhafaj ka dëgjuar edhe ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Ministri Xhafaj inspektim edhe në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij

/Ora News.tv/