Xhafaj: Nuk është problemi te data e zgjedhjeve, por sjellja e lidershipit politik

Xhafaj: Nuk është problemi te data e zgjedhjeve, por sjellja e

Për ish-Ministrin, Fatmir Xhafaj, zhdekretimi i datës së zgjedhjeve nga Meta është terësisht në tejkalim të kompetencave të tij si President.

Xhafaj: Presidenti dhe qeveria nuk kanë asnjë përgjegjësi  që lidhet me administrimin e procesit zgjedhor. Me shpalljen e datës së zgjedhjeve humb çdo pikë lidhje ligjore dhe institucionale me zhvillimin, administrimin dhe ankimimin e procesit.

Teksa pranoi se kemi një situatë të rënduar në vend, Xhafaj tha çështja nuk është data e zgjedhjeve por sjellja e lidershipit politik.

Xhafaj: Debati politik dhe parlamentar nuk mund të ngushtohet në një dekret. Duhet ta pranojmë me qetësi se kemi një situatë të rënduar. Kemi një krizë të sajuar. Problemi i vërtetë nuk është aq data e zgjedhjeve në vetëvete por mënyra e sjelljes së lidershipit politik. Opozita ka zbritur në rrugë dhe kërkon të impohet me mjete të dhunshme. Ka shumë faktorë kjo krizë por më kryesori është kriza e lidershipit të saj politik.


EMISIONET