Xhafaj në Washington: Prezenca dhe asistenca e SHBA e domosdoshme

Xhafaj në Washington: Prezenca dhe asistenca e SHBA e domosdoshme

Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri i brendshëm fatmir Xhafaj u prit në Departmentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh. në qendër të diskutimeve ishte vettingu në polici por dhe reforma në drejtësi. nga ana e tij Xhafaj ka  theksuar se Reforma ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut. por sipas tij sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reformë.

Në këtë kuadër, ai theksoi "se është shumë e domosdoshme që mbështetja dhe asistenca e SHBA të vazhdojë të jetë prezente, veçanërisht përgjatë kësaj faze delikate të procesit."

Gjatë diskutimeve ai e njohu ndihmës sekretarin e shtetit me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, Planin e Veprimit të miratuar nga qeveria për operacionin “Forca e Ligjit”, Vetting-un në Polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, Policimin në Komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme.

"Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të mësipërme" thuhet në njoftimin për shtyp. 

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se Z.Walsh vlerësoi shumë pozitivisht progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale duke theksuar se angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen.

Ndihmës Sekretari i Shtetit ndër të tjera theksoj se “SHBA do të punojnë nga afër me Shqipërinë në këtë proces jetik për vendin. Lufta efikase ndaj grupeve kriminale është esenciale, veçanërisht sa i takon qëndrueshmërise së rezultateve në luftën kundër kuktivimit të kanabisit për vitin në vijim. Ju do të keni gjithë mbështetjen e SHBA në përpjekjet tuaja serioze në luftën kundër krimit ndërnacional, korrupsionit, pastrimit të parave, ashtu si edhe në procesin e ngritjes së BKH dhe SPAK”.

Një tjetër takim në Uashington, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e zhvilloi në Departamentin e Drejtësisë me Bruce Swartz, zëvendës ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, i shoqëruar nga disa prej drejtorëve dhe drejtuesve të projekteve ndërkombëtare.

Ndërkohë Xhafaj pati edhe një takim me  Zëvendësdrejtorin i FBI-së David L. Bowdich, ku i ka kërkuar një agjent me kohë të plotë.

EMISIONET