Xhafaj: Biznesmeni i dhunuar i çoi sms Ramës para se të bënte kallëzim

Xhafaj: Biznesmeni i dhunuar i çoi sms Ramës para se të

Biznesmeni Andrea Zoga, i cili u dhunua dy ditë më parë, i ka dërguar mesazh kryeministrit Rama përpara se të bëntë kallëzim.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili e konsideroi rastin një ngjarje të rëndë që bërbën shqetësim për çdo qytetar.

Ministri Xhafaj: Në rastin konkret qytetari, biznesmeni për të cilin flisni, i ka bërë një mesazh, pardje në mëngjes, Kryeministrit të vendit. Kryeministri ma ka përcjellë mua mesazhin dhe kam njoftuar Policinë e Shtetit, dhe një këshilltar i imi ka shkuar në spital, atje ku ishte personi i dëmtuar për t’iu gjendur në krah. Dhe njëkohësisht policia ka shkuar për t’i marrë kallëzimin; nuk kishte bërë kallëzim nga ana e tij. Pra megjithëse kishin kaluar gati 24 orë, ai nuk kishte bërë kallëzim.

"Jemi në proces hetimi, është e vështirë, por nuk është e pamundur për të gjetur autorët”,tha Xhafaj gjatë një intervistë në emisionin "Provokacja" të Mustafa Nanos në Abc News.


EMISIONET