Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se autori i lajmit të rremë se një tërmet i fortë do të bjerë në orën 23:30 do të dënohet me burg.

"Do bëjmë çmos që ata që e përhapën këtë lajm të mbajnë përgjegjësi dhe përgjegjësia është burg. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa të zbulojmë autorët” u shpreh Xhaçka në një deklarate per median ne mbremje vone.

Sizmiologu Llambro Duni I bëri thirrje të kthehen nëpër banesat e tyre.

"Ftoj banorët e Tiranës që të ruajnë qetësinë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Sepse lajmet që janë përhapur janë të pavërteta. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Por përsërisim që shkenca e sizmiologjisë nuk është në gjëndje të parashikojë se kur dhe ku do të ndodhin. Nuk ka vend për panik dhe për të menduar se do të ketë ngjarje të fuqishme. Ngjarja e fuqishme ishte ajo që ishte"  

Nderkohe policia e shtetit njoftoi se dy gazetare jane shoqeruar ne polici.

/Ora News.tv/