VV feston sot në Tiranë, Sulstarova: "Mishengeni" u ndoq nga dështimi i Shqipërisë në BE

VV feston sot në Tiranë, Sulstarova: "Mishengeni" u ndoq nga

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë do të festojë në orën 19:00 fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. I ftuar nderi do të jetë dhe Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Kryetari i Bordit të Qendrës së VV në Tiranë, Enis Sulstarova, i ftuar në RTV Ora tha se fitorja e VV në këto zgjedhje ishte e gjithë shqiptarëve dhe se Qendra e VV në Tiranë ka dhënë kontributin e saj.

"Nuk besoj se ka polemika, është një aktivitet që e bën qendra dhe Kurti është i ftuar nderi. Kam shpresën që Kurti dhe Rama të bashkëpunojnë si kryeministra të dy vendeve shqiptare, por sigurisht që ka dhe vende për kritika dhe polemika."

Dhe kur jemi te kritikat, Sulstarova, thotë se  mungesa e Kosovës në minishengen është e papranueshme.

"Ne jemi shumë kritik ndaj takimit në Novi Sad të Serbisë që u quajt me shumë pompozitet "minishengeni". Sikurse u pa, "minishengeni" u ndoq nga dështimi i Shqipërisë për të marrë datën e hapjes së negociatave në BE.Këto nisma që kanë përmbajtje të dëmshme për shqiptarët duhet të marrin fund. Tirana dhe Prishtina duhet të kordinojnë bashkëpunimin e tyre rajonal dhe më gjerë".

I pyetur nëse Kurti mund të të sjellë një energji të re në raportet mes Tiranës dhe Prishtinës, duke qenë se bashkimi kombëtar është pjesë e axhendës së VV-së, ai ka këtë përgjigje:

"Ne e kemi këtë projekt afatgjatë. Mandatin e  parë të qeverisjes kam besimin se VV në udhëheqjen e qeverisë në Kosovë do të ushtrojë një lloj presioni pozitiv që 50 marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve të zbatohen plotësisht dhe marrëveshje të reja të nënshkruhen."

EMISIONET