Vulin: Kosova krijoi ushtrinë për ta sulmuar Serbinë

Vulin: Kosova krijoi ushtrinë për ta sulmuar Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se e ‘ashtuquajtura’ Ushtria e Kosovës, të cilën ai e quan terroriste, është themeluar për ta sulmuar Serbinë dhe serbët, transmeton Zeri.info.

Ai ka porositur se serbët në Kosovë mund të jenë të qetë, sepse kanë mbështetjen absolute të presidentit të Serbisë dhe ushtrisë serbe, sepse sipas tij, për shtetin serb nuk ka asgjë më të rëndësishme se ruajtja e serbëve në Kosovë.

Ai ka thënë se detyra e ministrisë së mbrojtjes dhe komandantit të shtabit të përgjithshëm, është të siguroj që ushtria serbe të jetë në gjendje të përmbush çdo vendim i marrë.

“Aleksandar Vuçiç disa herë ka deklaruar zëshëm dhe qartë se më nuk do të ndodh një tjetër ‘Stuhi’. Pra derisa është Vuçiç, nuk do të ndodh një stuhi tjetër”, ka thënë Vulin.

EMISIONET