Vuçiç zbulon arsyen, ja pse kanë dështuar bisedimet mes Serbisë dhe shqiptarëve

Vuçiç zbulon arsyen, ja pse kanë dështuar bisedimet mes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq, në Ohër.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tregoi arsyen pse prej kohësh kanë dështuar bisedimet mes Serbisë dhe shqiptarëve.  Sipas tij sapo europianët i mbyllin dyert këtyure vendeve ata fillonin dhe përgojonin njeri-tjetrin.

Aleksandar Vuçiç: Ne të gjithë dëshirojmë të jemi pjesë e BE-së, por unë  e kam thënë me qindra herë. Nuk varet nga ne, varet nga shumë gjëra. Mundet që 6 djemë ta dashurojnë një vajzë, por ajo nuk do të jetë e interesuar për asnjë. Ne kemi bërë 50% të punës soë që na pëlqen, por atyre a ju pëlqen. Ne e bëjmë këtë për njerëzit tanë.

A keni gjë kundër që të kalohet më shpejtë me kamion? Për çfarë jeni kundër që të kalohet më shpejtë me letërnjoftime kundër asaj që shpejt vjen domatja nga Shqipëria në Serbi? Më shumë turistë nga Serbia të shkojnë në Shqipëri? 

Çfarë keni kundër cilësdo ide?

E dini pse dështuan bisedat mes nesh dhe shqiptarëve? 

Sepse të gjithë ne kur paraqendrat europiane do ti mbyllin dyert, gjithmonë gjendenshim keq në minutën e 15 apo 16 dhe përgojoheshim me njeri-tjetrin. 

"Shyqo, sa jam vajzë e mirë i kreh flokët".

Vuçiç tha se të rinjtë nga të gjitha vendet e rajonit që morën pjesë në Samit ikin jo sepse nuk kanë bukë të hanë, por sepse shohin vendet e tyre si përgojohen mes njeri-tjetrit.

Vuçiç: Nuk ka asgjë të keqe dhe kjo do ofrojë një jetesë më të mirë. Në të gjitha vendet tona të rinjtë ikin, jo se nuk kanë bukë për të ngrënë, por ikin për hir të një atmosfere të ndryshme sepse na shohin si përgojohemi ne në çdo vend.  


EMISIONET