Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe përmirësim të raporteve me shqiptarët

Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për paqe dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se ka ardhur në Kosovë që ta paraqesë idenë e tij për paqe.

Nën masa të rrepta sigurie, ai mbërriti rreth orës 14:30 përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

“Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për investimet e mëdha që ka bërë qeveria e Sebisë tek Liqeni i Ujmanit.

“Për ne është i një rëndësie të veçantë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa të. Përmes këtij liqeni mund të shihen ndasitë e thella dhe mospajtimet që kemi ndërmjet veti”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i Shtetit serb do të qëndrojë dy ditë në veri të Kosovës.

Të dielën ai do të mbajë tubimin në Mitrovicën e Veriut.


EMISIONET