Vuçiç: Së shpejti do ta bëj publike zgjidhjen për çështjen e Kosovës

Vuçiç: Së shpejti do ta bëj publike zgjidhjen për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se së shpejti do të dale më idetë e tija për zgjidhjen e problemit me Republikën e Kosovës.

“Unë prezantoj interesat e Serbisë” ka thënë Vuçiç shkruan mediat serbe Danas.

Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiç ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, mëgjithatë thotë se nuk do t’ia ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre.

Ndërkohë aktualisht sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është riaktualizuar ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila nuk është pritur mirë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

EMISIONET