Presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbrëmë ka mbajtur një konferencë të gjatë për media, pasi Republika e Kosovës rriti taksën prej 100 për qind për Serbinë.

Gjatë kësaj konference ai ka thënë se situata për Serbinë është më e vështira në 10 vitet e fundit.

Sipas tij, kjo situatë është më e rëndë se ajo me Kroacinë.

“Kjo është situata më e vështirë në 10 vitet e fundit për ne, ndoshta më e rëndë se ajo e vitit 2015 me Kroacinë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në ora 13:00 do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Kubin e Përfaqësuesve në Beograd.

“Nesër ne do të flasim me serbët në Kosovë. Ne do të flasim me ta nesër, dhe do të presim e të shohim nëse Perëndimi do të bëjë presion mbi shqiptarët për ta tërhequr vendimin. Jemi në një situatë të vështirë, por mos e nënvlerësoni Serbinë. Fakti që ne jemi duke kërkuar një kompromis do të thotë që ne po kërkojmë zgjidhje, por nuk do të thotë që ne jemi të dobët”, ka shtuar më tej ai, raporton Indeksonline.

Duhet rikujtuar se në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm kroat Zoran Milanoviq kishte mbyllur vendkalimin kufitar për trafikun e mallrave drejt Serbisë, e që Serbia i është përgjigjur me kundër masa.

/Ora News.tv/