Vuçiç: 2018-ta, vit i vështirë për Serbinë, shkak Kosova

Vuçiç: 2018-ta, vit i vështirë për Serbinë,

"Kur është fjala për Kosovën, për Serbinë do të jetë ky vit shumë i vështirë”, deklaroi Presidenti iserb, Aleksandar Vuçiç nga Davosi.

“Duhet të vendosim për atë se çfarë mund dhe çfarë duam të bëjmë për të ardhmen, të jemi përgjegjës e realistë, të marrim çfarë mund të marrim e të japim sa më pak që mundemi”, deklaroi Vuçiç, me rastin e takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Davos të Zvicrës, njoftojnë mediet serbe, informon Indeks.

Më tej Vuçiç theksoi se pa dialog nuk do të ketë përspektivë evropiane e as investime.

Ndërkq në pyetjen se a ka mundësi të organizohet ndonjë konferencë ndërkombëtare pë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në vend të bisedimeve në Bruksel, Vuçiç theksoi se  paraprakisht nuk e hedh anash këtë mundësi, ndonëse, siç tha ai, frikohem që konferenca eventuale “do të kalonte pa ndonjë përgjigjie”.

EMISIONET