Këngëtarja me origjinë Shqiptare Bebe Rexha e cila e ka shprehur publikisht problemin e saj me shëndetin metal, ka bërë një status në “Twitter”, ku i kujton fansave një frazë nga kënga e saj “I’m a mess”.

Kjo këngë i përshtatet më së miri situatës, ku e gjithë bota po lufton me koronavirusin. 

 “Çdo gjë do të shkojë mirë, çdo gjë do të jetë në rregull – kjo është ajo që terapistët e mi thonë”, shkroi artistja 30-vjeçare në Tëitter.

Bebe i këshilloi fansat e saj që të mos përhapin panik dhe të përpiqen jenë të qetë me veten.

/Ora News.tv/