Autoritetet amerikane zbuluan publikisht identitetin e personit i cili vrau 3 studentë të marinës detare ditën e premte.

Mohammed Alshamrani me origjinë nga Arabia Saudite ishte pjesë e marinës ushtarake.

Gjithashtu autoritetet publikuan dhe emrat e viktimave,  Joshua Kaleb Watson 23 vjeç, Mohammed Sameh Haitham 19 dhe Cameron Scott Walters, 21.

Ata publikuan dhe një tjetër detaj për vrasësin pasi një natë përpara sulmit, Alshamrani po u tregonte pjesëtarëve të tjerë të marinës video të sulmeve me armë në vende të ndryshme.

Çfarë ndodhi?

Mbrëmjen e së shtunës një student i cili ishte në fazën e trajnimit në marinën amerikane qëlloi për vdekje me armë zjarri tre studentë të tjerë.

Por ai nuk arriti të largohej pasi u qëllua nga pjesëtarë të tjerë të marinës.

Kjo ngjarje tronditi rëndë amerikanët ndërkohë që Presidenti Trump deklaroi pas ngjarjes se duhen riparë programet trajnuese për shtetasit e huaj.

Sipas statistikave, në ShBA ndodhen rreth 850 emigrantë nga Arabia Saudite që ndjekin këto programe.


/Ora News.tv/