Vrau me 2 plumba sportistin serb pas një lufte bandash, shqiptari del para gjykatës

Më shumë se katër vjet më parë një vrasje do të trondiste Cyrihun, ku një shqiptar nga Kosova së bashku me dy miq të tij do të ekzekutonte me armë një truproje serbe, njëherësh dhe sportist luftarak.

Këtë të mërkurë shqiptari Jeton. G 35 vjeç që është dhe i dyshuari kryesor për krimin, si dhe miqtë e tij, turku Berk K. dhe  çeçeni Iznavur S. do të dalin para gjykatës për gjykim.

Jetoni u arrestua një javë pas vrasjes. Nuk është hera e parë që ai ka kryer një vepër penale pasi ishte në gjyq për plaçkitje, vjedhje dhe drogë.

Si nisi konflikti deri te vrasja

Ngjarja ishte një luftë e vërtetë bandash. Përleshja ndodhi në periferi të Cyrihut, Affoltern. 30-vjeçari Boris R.  vdiq nga dy plumba të marrë në shpinë.

Jeton G. dhe viktima Boris R ishin konfliktuar në vijimësi para të shtënave fatale të 1 marsit 2015.

Një ditë para përballjes së madhe Jeton G. dhe banda e tij rrahën një mik të Boris R dhe e plagosën.

Boris R. ishte anëtar i grupit huligan "Turma e sëmurë e Cyrihut".

Takohen në stacionin e karburantit

Më pas Jeton G. do të kërcënonte publikisht në Facebook se do të vriste Boris.

“Boris, ta dh..sha jetën … bir qeni”.

Të dy bosët e bandave më në fund ranë dakord të takoheshin në stacionin e benzinës, në orën 5 të mëngjesit të së dielës.

Dhe ashtu ndodhi. Fillimisht përplasja nisi me grushte. Shoku i Jeton G,  Berk K 25 vjeç kishte  një revolver  me vete, por turku nuk e përdor armën për momentin. Çeçeni  Iznavur S. 35 vjeç e  godet Boris R. në fytyrë me grushtin e tij. Me këtë goditje ai i thyen hundën lojtarit të sporteve luftarake, së bashku me tre dhëmbë.

Llak piper dhe armë zjarri

Pastaj Jeton G. dhe shoku i tij Danjel D. 37 vjeç përdorin llak piper. Berk K. tërheq revolverin nga pantallonat e tij dhe gjuan në ajër. Borisi dhe banda e tij fluturojnë. Jeton G. merr revolverin nga Berk K dhe gjuan tre herë ndaj tyre. Dy prej plumbave e goditën në shpinë serbin Boris R duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

EMISIONET