Vrau ish-gruan dhe kunatin, 5 mln lekë shpërblim për këdo që di vendodhjen e Fatmir Kolecaj

Vrau ish-gruan dhe kunatin, 5 mln lekë shpërblim për këdo

Ky është Fatmir Kolecaj, 47 vjeçari që vrau me armë zjarri mbrëmjen e së martës  ish-gruan e tij në Kodër Rrëshen dhe vëllain e saj.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të tij, Policia e Lezhës ka vënë në dispozion 5 milion lekë për këdo që jep informacion mbi vendodhjen.

"Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt" thotë policia.

Nga ana e bluve vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Sipas policisë, dyshohet se Kolecaj mund të fshihet në territorin përreth fshatit, pasi është një zonë malore, e vështirë për tu aksesuar. 

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë që tronditi Mirditën u regjistrua rreth orës 20.40 të mbrëmjes së 25 shkurtit.

Vledison Filopati 34 vjeç dhe motra e tij Esmeralda Filopati 36 vjeçe u ezekutuan me armë zjarri në banesën e tyre nga Fatmir Kolecaj.

Ky i fundit, ish-bashkëshorti i Esmeraldës, ka qenë edhe i ndaluar nga policia për dhunë dhe armëmbajtje pa leje në vitin 2017.

Si ndodhi krimi i rende ne Mirdite 





EMISIONET