Një 18-vjeçar vrau dy burra dhe ia mbathi nga burgu, por ra shumë shpejt në duart e policisë.

Max Coopey nga Anglia ishte nën efektin e drogës në gushtin e vitit të kaluar kur përplasi për vdekje Jason Imi, 48 vjeç dhe John Shackley, 61 vjeç.

Dy miqtë ishin duke ecur në rrugë pasi ishin kthyer nga një darkë pune. Pavarësisht se ishte nën influencën e kanabisit, adoleshenti, i cili thuhet se është djali i një polici shpëtoi nga burgu në gjyqin që u mbajt në janar të këtij viti.

 Ai u gjobit me 105 paund, iu hoq patenta për dy vite dhe duhet të kryejë 100 orë shërbim komunitar.

Dy muaj pas aksidentit tragjik, Max u kap duke drejtuar një makinë. Ai u dënua me tre muaj burg javën e kaluar, por sot doli me lirim me kusht.

/Ora News.tv/