"Me shotgun dhe sharrë" historiani rus tregon si vrau studenten

"Me shotgun dhe sharrë" historiani rus tregon si vrau studenten

Historiani i famshëm ushtarak rus i cili u akuzua për vrasjen e të dashurës student do të mbetet në paraburgim për dy muaj deri në nisjen e gjykimit të tij.

Gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë ai deklaroi se ndihet fajtor. 

Gjithashtu 63 vjeçari Oleg Sokolov hodhi dritë mbi dinamikën e krimit të rëndë duke zbuluar se fillimisht e kishte goditur me shotgun studenten dhe më pas i kishte copëtuar trupin me sharrë.

Policia po vazhdon hetimet ndërkohë që nuk ka zbuluar ende motivet e ngjarjes.

Profesori Oleg Sokolov akuzohet për vrasjen dhe gjymtimin e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe, studente e 63 vjeçarit me të cilin kishte edhe një lidhje dashurie.

Policia u njoftua për ngjarjen teksa nxorri nga lumi të shtunën Sokolov.

Në çantën e shpinës u gjet dora e prerë e viktimës. Policia vijoi me kontrollet në apartamentin e historianit ku u gjetën dhe pjesët e tjera të trupit.

Profesor Sokolov ishte historian dhe ekspert i Napoleon Bonapartit ndërsa studentja e tij e ndihmonte shumë në shkrimet dhe aktivitetet e tij.

EMISIONET