Vrau çiftin e bashkëshortëve, kapet pas 20 vjetësh i dënuari me burgim të përjetshëm

Vrau çiftin e bashkëshortëve, kapet pas 20 vjetësh i

Njëzet vjet pas vrasjes së çiftit të bashkëshortëve, Interpol Tirana ka ekstraduar nga Austria 43 vjeçarin Viktor Pelivani.

Policia sqaron se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Viktor Pelivani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën akuzohet-"Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 Viktor Pelivani në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe J. B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D", sqaron policia.

Një vit më parë, Policia e Shtetit e kishte publikuar emrin e Pelivanit, si një nga personat më të kërkuar në Fier.

Si ka ndodhur ngjarja mesnatën e 8 gushtit 1999

Në Kallm të Mbrostarit, tre persona të armatosur masakruan çiftin Bajram dhe Natasha Driza 45 dhe 36 vjeç. Bajram Driza i sapo kthyer nga Greqia, atë natë organizoi darkën për emrin e foshnjës së sapolindur, djalit të tretë të tij. Vrasja u krye për 150 dhrahmi që Driza kishte fituar me disa muaj punë në emigrim. Nga 3 autorët, i pari u arrestua Jurgen Baçja, tashme i dënuar me burgim të përjetshëm më pas Feti Kaja, edhe ky i dënuar në mungesë po me burgim të përjetshëm. Ndrsa Viktor Pelivani ishte shpallur në kërkim.

EMISIONET