Një 23 vjeçar shqiptar u dënua me 18 vite burg në Itali, pasi akuzohet për vrasjen e një shqiptari tjetër.

Emiljano Bigmeti, akuzohet për vrasjen e Ilir Berishës, 24 vjeç. I riu mbeti i vrarë me armë zjarri në zemër jashtë një klubi nate në Cermenate, natën e 15 shtatorit 2017.

Hetimet kanë zbuluar se krimi ka ndodhur pas një zënke midis tyre për kontrollin e hapësirës për aktivitetin e prostitutave nga Evropa Lindore. Berisha u shoqërua me urgjencë në spital nga një mik i tij, por nuk arriti të jetonte.

Kryerësi i krimit u largua dhe u arrestua një ditë më vonë në Curmayeur teksa po përpiqej të linte Italisë.

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për shqiptari, ndërsa gjykata e dënoi atë me 18 vite.

/Ora News.tv/