Vrasja në Selenicë, telefonata që nxorri jashtë shtëpisë viktimën

Afro 20 persona janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në Selenicë të Vlorës.

Viktima Nikolla Ikonomi, i cili njihej nga bashkëfshatarët me emrin Laver Tozaj  u qëllua me tre plumba në pragun e shtëpisë dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Të afërmit kanë deklaruar se 47 vjeçari nuk kishte pasur konflikte në fshatin ku jetonte.

Një banore e zonës shprehet se viktima nuk ishte njeri problematik: "E njihnim si person. Nuk ishte problematik në këtë zonë.  Nuk dimë gjë për konflikte. Janë shumë të qetë, të rregullt, janë 4 vëllezër dhe nuk dimë gjë të jenë problematik".

Identifikimi i autoreve

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorit (ëve) të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është marrë në telefon dhe i është kërkuar të dalë nga shtëpia ku më pas dhe është ekzekutuar. "Dyshohet se autori është një njeri që e njeh mirë zonën, pasi psa krimit është larguar pa gjurmë.  Burime nga grupi hetimor bejne me dije se viktima eshte qëlluar me silenciator. 

Gjenden 7 gezhoja

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja ndërkohë që tre plumba i kanë përshkuar trupin.

Në shtëpinë e viktimës kanë filluar pregatitjet për përcjelljen e trupit për në banesën e fundit, ndërsa RTV Ora ka mundur të sigurojë edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Ndonëse ngjarja ka ndodhur që mbremjën e djeshme, njollat e gjakut në afërsi të shtëpisë së Nikolla Ikonomit gjenden ende të freskëta. 


Foto nga momenti kur viktima transportohet në Spitalin e Vlores

Foto e shtëpisë së viktimës dhe njollat e gjakut nga vendi i ngjarjes


EMISIONET