Vrasja në Korfuz: Pasi e goditi 7 herë në kokë, pastroi vendin nga gjaku i të bijës

Vrasja në Korfuz: Pasi e goditi 7 herë në kokë, pastroi

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e mjekes ligjore e cila i kreu autopsinë Anxhelinës, vajzës shqiptare që u ekzekutua nga i ati mbrëmjen e 1 janarit.

"Vajza  është goditur disa herë dhe kishte 7 çarje në kokë. Në një moment duhet të ketë ngritur duart që të mbrohet pasi ka çarje në të dyja duart" ka thënë mjekja Krisavgji Kushi, citon gazeta Proto Thema.

Ajo e quajti krim kafshëror atë që ndodhi në fshatin Alepu të ishullit të Korfuzit.

"Nga goditjet kuptoj që urrejtje dhe një gjë e tillë më ka shokuar. Nuk mund të kuptoj si një prind të godasë me kaq urrejtje fëmijën e tij. Dhë më pas ka kurajon të pastrojë vendin nga gjaku, të zhdukë sendet personale të vajzës dhe ta varrosë atë në oborrin e shtëpisë. Ky për mua është krim kafshëror" Është shprehur ajo.

Ndërkohë dje në një intervistë telefonike i ati është shprehur se nuk ka dashur ta vriste dhe se ishte penduar për krimin.

Thuhet që krimi ka ndodhur për shkak se i ati nuk pranonte lidhjen që vajza kishte me një shtetas afgan, por vetë i ati e ka mohuar këtë gjë.

EMISIONET