Lazër Arraj në Dukagjin u vra nga kushëriri 26 vjeçar

Lazër Arraj në Dukagjin u vra nga kushëriri 26 vjeçar

Kushëriri i tij 26 vjeçar është autori i dyshuar i vrasjes së 55 vjeçarit, Lazër Arraj të hënën në plan të Dukagjinit.

Në pranga është vënë Marash Arraj kushëriri i viktimës. Policia e Shkodrës thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen, motiv i së cilës dyshohet se është një konflikt mes dy familjeve, por nuk përjashtohen as pista të tjera.

Prej mesditës së të hënës kur u njoftua vrasja e Arrajt, forca të shumta policie dhe ato të FNSH zbarkuan me kontrolle në zona, ku bënë shoqërimin e disa të afërmve të viktimës dhe nisën marrjes e tyre në pyetje.

Të dhënat kontradiktore që fillimisht i kanë dhënë policisë, thuhet nga burimet se kanë ndihmuar të shkohet deri tek identifikimi i autorit.

Dy herë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, ndërsa ai po largohej nga fshati për tu kthyer në Shkodër, ku jetonte prej vitesh me familjen.

Viktima kishte shkuar në Malësinë e Dukagjinit si çdo prag dimri, për të marrë prodhimet e fundit që i shërbejnë për muajt e ftohtë të vitit, por nuk arriti të kthehej i gjallë në shtëpi.

Ndaj 26-vjeçarit të arrestuar rëndojnë dy akuza “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

EMISIONET