Një 39-vjeçar që dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ai është Blendi Teta, ndërsa burimet bëjnë të ditur se ai nuk ka lidhje me ekzekutimin direkt, por dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen.

Shoqërimi i tij në Policinë e Tiranës është bërë në orët e para të së dielës dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e kryer së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim të krimit, por që deri tani janë mohuar nga 39-vjeçari.

Si ndodhi ngjarja

Vrasja ndodhi mbremjen e së martës së 27 gushtit rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut.

Viktima, Santiago Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë. 

Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi. 

Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore. 

Pistat e hetimit

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale, por po hetohet edhe aktiviteti i tij në fushën e lojërave të fatit.


/Ora News.tv/