Disa muaj pasi një burrë u qëllua për vdekje në një park në Berlin, Gjermania dëboi dy diplomatë rusë.

Gjermania dyshon se vrasja është urdhëruar nga Rusia ose Republika Çeke.

Dëbimet vijnë menjëherë pasi kryeprokurori i Gjermanisë vendosi të marrë përsipër çështjen.

Gjermania akuzoi Rusinë se dështoi për ta ndihmuar në hetim.

Rusia i hodhi poshtë akuzat për përfshirjen e saj duke thënë se janë absolutisht të pabaza dhe tha se do të hakmerret.

Zelimkhan Khangoshvili, një ish-komandant kryengritës çeçen, u qëllua nga pas në kokë në parkun Kleiner Tiergarten në gusht.

Një burrë u arrestua, por ka dhënë pak informacion në polici.

Mediat gjermane e kanë krahasuar sulmin ndaj Khangoshvili me tentativën për vrasje të ish-agjentit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Dëbimi i diplomatëve vjen në një kohë të vështirë për dy vendet dhe 5 ditë para një samiti të madh në Ukrainë ku përfshihen udhëheqësit e Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Ukrainës.

"Ekzistojnë baza të mjaftueshme faktike për të sugjeruar se vrasja u krye ose në emër të agjencive shtetërore të Federatës Ruse ose atyre të Republikës Autonome të Çeçenëve, si pjesë e Federatës Ruse,"-tha prokurori federal i Gjermanisë të mërkurën.

I dyshuari u arrestua menjëherë pas vrasjes në momentin që po hidhte një biçikletë, një pistoletë dhe një paruke në lumin Spree.

Prokurori tha se i dyshuari fluturoi nga Moska në aeroportin Charles de Gaulle në Paris gjashtë ditë para vrasjes.

Vadim S udhëtoi për herë të parë më një pasaportë ruse në vitin 2015.

Emri i tij i plotë është Vadim Sokolov, 49 vjeç, megjithëse mendohet se nuk është identiteti i tij i vërtetë.

Pastaj Vadim S thuhet se ka fluturuar në Varshavë ku qëndroi në një hotel deri më 22 gusht.

Sipas prokurorëve, në vizën e të dyshuarit shkruhej se po udhëtonte si inxhinier civil që punonte për një kompani në St Petersburg të quajtur Zao Rust.

Por sipas prokurorisë, kompania ishte thjesht pjesë e organizimit.

/Ora News.tv/