Vrasja te Liqeni Artificial, arrestohet miku i autorit të dyshuar të atentatit

Vrasja te Liqeni Artificial, arrestohet miku i autorit të dyshuar të

Një ditë pas ekzekutimit të 62-vjeçarit, Haxhi Baçinovzki, ish i përndjekur politik, në zonën e Liqenit Artificial, policia e Tiranës ka arrestuar 56-vjeçarin Myftar Pasha. Ky shtetas mësohet se është mik i autorit të atentatit dhe akuzohet për moskallëzim krimi pasi ka pasur dijeni për planin e vrasjes. Sipas hetimeve, një borxh 46 mijë euro dyshohet se ka qenë shkak i krimit që tronditi qytetarë të shumtë të Tiranës që ndodheshin tek liqeni mbrëmjen e të shtunës në momentin kur ish i dënuari politik u qëllua dy herë më armë zjarri.

Një ditë pas vrasjes së 62-vjeçarit, Haxhi Baçinovzki, në zonën e Liqenit Artificial Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar të dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Myftar Pasha është vënë në pranga për mos kallëzim krimi, ndërsa sipas policisë, është mik me autorin e dyshuar të vrasjes, shtetasin Islam Myrtaj, i cili është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit.

Shkak për vrasjen 62-vjeçarit dyshohet një konflikt i hershëm për një borxh të pashlyer.

Sipas hetimeve të para nga policia e kryeqytetit, bazuar edhe në dëshmitë e mbledhura pas atentatit, sherri mes ish të dënuarit politik dhe autorit të krimit ka ndodhur për një shumë rreth 46 mijë euro që pretendohet se autori i detyrohej viktimës.

Ekzekutimi i 62-vjeçarit është kryer në sy të djalit të mitur, mbrëmjen e të shtunës teksa Baçinovzki dhe i biri kishin dalë për shëtitje në zonën e Liqenit Artificial.

62-vjeçari, Haxhi Baçinovzki, u qëllua me dy plumba dhe gjeti vdekjen rrugës për në spital ndërsa ngjarja shkaktoi panik tek qytetarë të shumtë që ndodheshin në atë orë në zonën e Liqenit Artificial.

Viktima e atentatit, ka qenë i dënuar 2 herë gjatë kohës së komunizmit pasi ishte akuzuar në procese politike për agjitacion e propagandë dhe nxitje të terrorit në bashkëpunim. 

EMISIONET