Tre shtetas italianë janë arrestuar në qytetin Michalowice në Sllovaki me akuzën e vrasjes së gazetarit sllovak Jan Kuciak me të fejuarën e tij .

Tre të arrestuarit janë sipërmarrësi italian nga Kalabria Antonino Vadalà, vëllai i tij Bruno e kushëriri Pietro Catroppa.

Një ditë para vrasjes së tij, gazetari Jan Kuciak kishte publikuar në faqet e "Aktuality.Sk" një reportazh mbi lidhjet e familjeve të tyre me mafian kalabreze Ndrangheta.

Sipas investigimit të gazetarit të vrarë 5 familje mafioze italiane e 50 sipërnarrje të tyre kishin marrë kontrollin e agrobiznesit në të gjithë territorin e Sllovakisë Lindore. Në pronësi të familjeve mafioze ishin mijëra hektora tokë me një pasuri prej 100 milionë euro.

E përditshmja sllovake "Aktuality.Sk" në pronësi të botuesit gjerman Springer e të grupit Suisse Ringie , prej kohësh po investigonte në vecanti mbi familjet kalabreze Vadalà, Rodà e Catroppa.

Këto famile të ardhura në Sllovaki në fillim të viteve '90 pas rënises së murit të Berlinit u forcuan shumë ekonomikisht falë favore të dhëna nga qeveria sllovake apo duke përfituar dhe nga fondet europiane për Sllovakinë.

Momentalsiht gazetari i vrarë Jan Kuciak po hetonte mbi mashtrimin fiskal që këto familje italiane kishin kryer në dëm të qeverisë sllovake.

Gazetari Jan Kuciak dhe e fejuara e tij Martina u gjetën të vrarë më 27 shkurt në shtëpinë e tyre në Velka Macia rreth 65 km larg Bratisllavës. Ata ishin goditur me armë zjarri nga një dorë profesioniste.

/Ora News.tv/