Kryeministri maltez, Joseph Muscat ka njoftoi në televizionin kombëtar se do të japë dorëheqjen vitin e ri, mes një krize për gazetaren investigative të vrarë.

Ai tha se do t'i kërkojë Partisë së Punës në pushtet që të fillojë procesin për të zgjedhur pasardhësin e tij në 12 janar.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij të menjëhershme në lidhje me hetimet për vrasjen e Daphne Caruana Galizia.

Ajo u vra nga një bombë në makinë në vitin 2017, ndërsa po hetonte korrupsionin mes bizneseve dhe elitës politike të Maltës.

Një biznesmen i lidhur me zyrtarët qeveritarë u akuzua të shtunën për bashkëpunim në vrasje.

“Disa vendime ishin të mira, ndërsa disa të tjera mund të kishin qenë edhe më të mira,”-tha Muscat, ndërsa shpjegonte vendimin për largimin nga posti. "E gjithë përgjegjësia që kam pasur mbi supe me siguri nuk krahasohet me dhimbjen që familja e viktimës po kalon."

Ai tha se do të jepte dorëheqjen si drejtues i Partisë së Punës më 12 janar dhe si kryeministër në ditët më pas.

Muscat mban postin prej 6 vitesh.

"Malta duhet të fillojë një kapitull i ri dhe vetëm unë mund ta jap atë sinjal,"-tha ai.

Kryeministri mori vendimin pas një takimi katër orësh me grupin parlamentar të Labour, ku të gjithë deputetët dhanë mbështetje unanime për të gjitha vendimet që Kryeministri do marrë.

/Ora News.tv/