Seanca e radhës e gjyqit ndaj Aldo Hoxhës është përfshirë nga tensione pasi familjarët e të pandehurit kanë sulmuar prokurorin e çështjes Endrit Bimi. Pas vendimit për shtyrjen e seancës për në datën 27 nëntor me kërkesë të avokatit mbrojtës Sajmir Visha. E motra e Aldo Hoxhës ka sulmuar prokurorin me çantë duke e akuzuar atë se është personi përgjegjës që i ka lënë të vëllain në qeli.Në incident është përfshirë më pas edhe nëna dhe vet i akuzuari, i cili pas hekurave ka sharë prokuroin. Situata është qetësuar me ndërhyrjen e policies, e cila nxori jashtë ambjenteve familjarët. Në këtë seancë gjyqësore, avokati mbrojtës Sajmir Visha, kërkoi riekspertim të kapeles së gjetur në vendngjarje, por kjo kërkesë nuk u pranua prej prokurorisë dhe trupit gjykues. Në seancën e datës 23 tetor, prokurori Endrit Bimi kërkoi burg për jetë për 20-vjeçarin Hoxha. Sipas prokurorisë, ekzistojnë të gjitha provat që 20-vjeçari të shpallet fajtor për vrasje dhe të dënohet me burg përjetë. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse mohon akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja. Mbi Aldo Hoxhën rëndojnë akuzat e "vjedhjes me pasojë vdekjen" dhe "plagosjes së lehtë me dashje", në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës Fatbardha Tafa.

/Ora News.tv/