Vrasja e Devi Kasmit, greku apelon vendimin e arrestimit

Vrasja e Devi Kasmit, greku apelon vendimin e arrestimit

Avokati i 43-vjeçarit grek që akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, e ka apeluar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda. 

Saimir Visha pretendon se organi i akuzës nuk ka sjellë prova të mjaftueshme që e lidhin klientin e tij, Eftimi Eftimius, me vrasjen e 41-vjecarit Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur më 29 janar, pranë Pediatrisë në kryeqytet.

Krimet e Rënda e lanë në “arrest me burg” Eftimiun, ndërsa ka dyshime se ai është paguar për vrasjen, duke marrë porosi nga bosët e kokainës, për eleminimin fizik të Kasmit.


EMISIONET