Vrasja brutale, dy vëllezërit rrahin dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli në dasmë

Një dhëndër ka vdekur vetëm disa orë pasi u martua me bashkëshorten e tij në Kaliforni.

Dy vëllezër shkuan të paftuar në oborrin e shtëpisë së porsamartuarve ku po mbahej ceremonia dhe rrahën dhëndrin për vdekje me shkop bejsbolli.

Joe Melgoza u gjet me trauma të forta në kokë. Ai u dërgua në spital por nuk i mbijetoi goditjeve të marra.

30-vjeçari la pas bashkëshorten e tij prej vetëm disa orësh, Esther Bustamante Melgoza dhe vajzën 11-vjeçare.

Dy të dyshuarit për vrasjen brutale u identifikuan si vëllezërit Rony Aristides Castaneda Ramirez, 28 vjeç dhe Josue Daniel Castaneda Ramirez 19-vjeçare.

Sipas policisë vëllezërit nuk e njihnin Melgozan por jetonin jo shumë larg banesës së familjes së bashkëshortes së tij, ku edhe po mbahej ceremonia martesore.

Ata u shfaqën në ceremoni të paftuar dhe filluan të ziheshin me disa të ftuar.

Vëllezërve iu kërkua të largoheshin dhe ata e bënë këtë gjë, vetëm për tu kthyer pak më vonë me një shkop bejsbolli.

Melgoza u përpoq të ndeshej me dy sulmuesit po ata e qëlluan me shkop bejsbolli duke i shkaktuar vdekjen.

Dy të ftuar të tjerë në dasmë morën plagë të lehta.




EMISIONET