Vrasës i biznesmenit, ky është shqiptari që u arratis nga burgu italian

Olsi Shaqlli është 45-vjeçari që mundi të arratisej nga burgu i Campobasso, në Itali, rreth një javë më parë. Ai ishte dënuar me 11 vite burg për vrasjen e një biznesmeni.

Të premten Shaqlli mori leje, u largua për çështje pune, siç kishte deklaruar dhe nuk u kthye më në qeli.

Tashmë policia italiane është ngritur “në këmbë” dhe po e kërkon atë në të gjithë territorin italian.

Olsi Shaqlli u arrestua në Shqipëri në vitin 2012 nga Interpol pas më shumë se katër vitesh në arratisje.  Ai u konsiderua një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit së sipërmarrësit bujqësor Giuseppe Intelletto, 40 vjeç, i vrarë gjatë një grabitjeje të mbetur në tentativë, në një dhomë në Gioia del Colle më 6 Janar 2008. Sigurisht ai kishte edhe disa bashkëpunëtorë.

Shaqlli u identifikua disa javë pas krimit sepse kishte lënë gjurmë të ADN-së së tij në një gotë në të cilën kishte pirë ujë në dhomë. Ato gjurmë të pështymës u krahasuan më pas me ADN-në e pranishme në një këmishë me njolla gjaku.

Ndonëse u shpall në kërkim, nga frika e arrestimit shqiptari u kthye në Shqipëri.

EMISIONET