Voton kryetarja e KQZ: Kini kujdes, gjithçka i faturohet Kosovës

Voton kryetarja e KQZ: Kini kujdes, gjithçka i faturohet Kosovës

Ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 procesi i votimit zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në Kosovë.

Një ndër zyrtaret që ka hedhur votën në kutitë e votimit është Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Daka ka porositur qytetarët, komisionerët e partitë politike që të bëjnë kujdes gjatë ditës së sotme në mënyrë që të ketë proces të rregullt zgjedhor, shkruajnë mediet kosovare.

Daka: Pasiqë e kam kryer obligimin tim kushtetues dhe qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha subjektet politike, komisionet që ditën e sotme të kenë kujdes dhe nga ky moment procesi është në duart e tyre. Ta kemi parasysh se gjithçka që do të ndodhë i faturohet Kosovës, e jo atyre. Suksese të gjithëve e punë të mbarë.

EMISIONET