Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama por dhe krerët e partive politike të opozitës dhe jo vetëm përshëndetën vendimin e Parlamentit Europian për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sot 420 deputetë të PE votuan për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 22 abstenuan.

Presidenti Meta shkruan ne nje mesazh në facebook: "Urime Kosovë!  Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën!  Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane! Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

Kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter: Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t'u përshëndetur sidoqoftë



Kreytari i PD-se Lulzim Basha shkruan ne facebook: Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE. Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane.

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi: Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Parlamenti Europian i hap dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë kështu një mesazh të qartë të perspektivës së saj europiane. Kosova në gjithë sakrificat e saj do duhej t’i ishte bashkuar shumë më herët të drejtës për të lëvizur të lirë e pa barriera. Uroj që edhe Këshilli Europian të miratojë sa më parë këtë rekomandim të Parlamentit Europian, për t’i hapur rrugë më pas bashkëpunimit të mëtejshëm të rajonit tonë me Bashkimin Europian.

/Ora News.tv/