Vorpsi dhe Xhaferllari në 'sheshin e betejës', kush do qëndrojë në Gjykatë Kushtetuese?

Përplasje mes presidentit dhe mazhorancës ka sjellë një situatë absurde në Gjykatën Kushtetuese. Marsida Xhaferllari e betuar para Presidentit dhe Arta Vorpsi, e cila betimin e noterizuar ia dërgoi me postë kreut të shtetit kanë mbërritur në institucionin e lartë të drejtësisë para orës 8.

Administrata mësohet se fillimisht i ka akomoduar në zyrë të dyja gjyqtaret, edhe pse duhet të plotësojnë vetëm një pozicion.

Në Gjykatë kanë mbërritur edhe dy anëtaret e reja Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

Në situatën paradoksale mësohet se 4 anëtarët e konfirmuar së bashku me sekretarin e përgjithshëm kanë zhvilluar një mbledhje ku janë zhvilluar aktet normative.

Zyrat së pari i ka lënë Marsida Xhaferllari, por pa dhënë një koment për situatën e krijuar.

Gjithsesi edhe me 4 anëtarë Gjykata Kushtetuese ka mundësinë të nisë mbledhjen në dhomën e këshillimit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të dosjeve për të përcaktuar nëse kalojnë në seancën e shqyrtimit, apo do të refuzohen.

Dje u betuan tek Presidenti Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta, në facebook.



EMISIONET