Vorë, banorët protestojnë: Nuk kemi ku të fusim kokën, s’ka ardhur askush të shohë

Vorë, banorët protestojnë: Nuk kemi ku të fusim kokën,

Banorët e Vorës protestuan për shtëpitë e tyre të dëmtuara për të cilat thonë se nuk ka një akt ekspertimi. 

Banorët thonë se banesat e tyre janë parë vetëm nga një grup ekspertësh rumunë të cilët verbalisht i kanë cilësuar pallatet të pabanueshme. 

"Duam të dimë çdo bëhet me banesat tona"

“Ne duam nga shteti nje rrugëzgjidhje se që me 26 nëntor pallatet janë të pabanueshme. Kemi ikur nga pallatet dhe rrimë në shtëpi me qera por qeraja është rrit ka shku 400 euro 1 qera.S’kemi marrë deri sot asnjë përkrahje nga shteti dhe prandaj duam të vejë dorën në zemër të vijë dhe ketu në Vorë të shofi .Jemi të zhgënjyer që me Gërdecin, që me 21 shtatorin nuk ka ardhur njeri të na thotë asnjë gjë. Duam që pallatet të shemben këtu ku kemi lindur dhe të rindërtohen se jemi banorët e Vorës dhe nuk duam vend tjetër më”.

Ata thonë se do vijojnë protestat deir në zgjidhje përfundimtare.  


EMISIONET