Një aksident është regjistruar në Vlorë, pranë Rrugës së Çipajve pasi një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një 19-vjeçar, që ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Personi i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por fal ndërhyrjes së shpejtë konfirmohet se gjendja e të riut është stabilizuar. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/Ora News.tv/