Partizani është kampioni i Shqipërisë në volejboll për femra, për sezonin sportiv 2018-2019. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Tarja mbron titullin e fituar vjet, teksa mposhti në finale rivalin e qytetit, Tiranën. 

Të kuqtë triumfuan me rezultatin 3-2 në finalen e tretë të play off-it, sfidë e luajtur në “Fahrie Hoti” (27-25, 16-25, 15-25, 30-28, 8-15 rezultati i seteve), duke triumfuar me rezultatin 3-0 serinë e finaleve.

/Ora News.tv/