Mirdita në volejboll për femra ka marrë kryesimin e Grupit A1, pasi mposhti në "Asllan Rusi" Tiranën 3-1.

Dominimi i vajzave mirditore ishte i dukshëm që në start, me raundin e parë që foli totalisht në favor të tyre. Seti u mbyll në shifrat 25-16, ndërkohë që ai i dyti ishte një "luftë" e vërtetë. 26-24 në favor të Mirditës që e dërgon rezultatin e përgjithshëm në 2-0.

Kryeqytetaset tentuan të reagojnë në setin e tretë të cilin e fituan me shifrat 22-25. Megjithatë raundi i katërt dhe final foli për Mirditën që triumfoi me shifrat 25-21. Pas kësaj fitoreje Mirdita udhëheq kreun me 16 pikë, e ndjekur nga bardheblutë me 15, aq sa Barleti Volley.

/Ora News.tv/