Partizani është skuadra e parë finaliste e "play off-it" në volejboll për femra. Kryeqytetaset mposhtën mes drithërimash, 3-2 Mirditën, duke kaluar në fazën finale të kompeticionit.

Ndeshja e luajtur në "Asllan Rusi "ishte mjaft dramatike, me emocione dhe rivalitet, ku të dyja ekipet dueluan për fitore. Seti i parë foli në favor të vajzave të kuqe, të cilën e fituan me rezultatin 25-21.

Ndërkohë, seti i dytë foli për vajzat mirditore. 25-19 ishte rezultati final i saj, por Partizani mori avantazhin pas setit të tretë. Seti i katërt u dominua nga Mirdita. Seti final tregoi edhe limitet e mirditorëve, që e humbën 15-6 dhe gjithë takimin 3-2.

Në finalen e madhe, Partizani do të ndeshet me fituesin e çiftit Barleti Volej-Tirana (rezultati aktual 1-1).


/Ora News.tv/