Volej femra/ Erblira Bici firmos me Igor Volley Novara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2018, 19:24
Merkato aktive dhe në skuadrat e volejbollit. Skuadra italiane e Igor Volley Novara ka arritur gjuhën e përbashkët me volejbollisten e kombëtares shqiptare, Erblira Bici.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian, që në rrjetin social "Facebook" i ka uruar mirëseardhjen volejbollistes 23 vjeçare.