Volej femra/ Emocionet "ngrohin" impiantin, Partizani hedh në tapet Mirditën

Volej femra/ Emocionet "ngrohin" impiantin, Partizani hedh në

Partizani në volejboll për femra ka hedhur një hap të sigurtë drejt finales së madhe të play-offit. Të kuqtë mposhtën në gjysëmfinalen e parë, Mirditën me rezultatin e ngushtë 3-2. Në një pallat thuajse të boshatisur sundoi emocioni dhe shpirti i garës.

Sfida e luajtur sot në mbrëmje në "Asllan Rusi" ka qënë shumë e bukur, me emocione dhe rivalitet, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren. Gjithsesi, seti i fundit ishte deciziv, me vajzat kryeqytetase që e mbyllën 15-7 dhe gjithë takimin 3-2.

Mirdita – Partizani, (23-25, 25-17, 25-15, 19-25, 7-15)


EMISIONET