Volej femra/ Çfarë përmbysje e Partizanit, pranë finales play-off të Champions League (FOTO)

Partizani në volejboll për femra ka hedhur një hap drejt finales play-off të UEFA Champions League. Kampionet e Shqipërisë fituan aktin e parë gjysmëfinal përballë homologeve nga Bosnje Hercegovina, Brcko me shifrat 3-1.

Takimi i zhvilluar në Tiranë nisi keq për të kuqtë, të cilët e humbën setin e parë me shifrat 25-15. Gjithsesi, kjo i bëri më të fortë në setet pasardhëse, duke i mbyllur me shifrat, 25-22, 25-20 dhe 25-20.

Dueli i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në transfertë, me Partizanin që është e avantazhuar për të kaluar në finalen e fazës play-off të Champions, aty ku mund t'i presin malazezët e Bar ose hungarezët e Vasas./ FOTO LSA

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE










EMISIONET