Vokshi: Shembja e teatrit sinjalizon shembjen e demokracisë, do të vijojmë protestat

Për ish deputeten e PD-së, Albana Vokshi, shembja e Teatrit Kombëtar sinjalizon shembjen e demokracisë në vend.

Në një intervistë për Ora News ajo paralajmëron për vijimin e protestave.

Albana Vokshi: Ka pasur shumë diskutime në mbledhjen e PD-së. Ne do të vazhdojmë me këto lloj protestash dhe me të gjitha format e protestave dhe të atyre kombëtare. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që nuk kanë asgjë për të humbur. Me rrëzimin e teatrit, ka dorëzuar demokracinë. Nuk ka fjalë të lirë, nuk ka media të lirë, nuk ka parlament legjitim. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të mbrojë të drejtat e qytetarëve.Shoqëria civile nuk është. Për të mos ja u marrë frymën e fundit shqiptarëve le të dalin në protestë. Ne kemi parë 7 vjet dhunë. Dhunë fizike, psikologjike institucionale. Ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Gjatë pandemisë, në vend që të ndihmonte qytetarët, krijoi një situatë sureale të tij me qëllim uzurpimin e pushteteve. Tashmë situata i ka dalë jashtë kontrollit. Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë policët që kanë ushtruar dhunë ndaj nesh dhe qytetarëve do të shkojnë në burg.

EMISIONET