Vodhi me dhunë farmacinë, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Vodhi me dhunë farmacinë, arrestohet 27-vjeçari në

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar për vjedhjen me dhunë të një farmacie në lagjen "Nëntori" me 7 korrik të këtij viti.

Në pranga ka rënë shtetasi I. P, banues në Vlorë.

"Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen "29 Nëntori" Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj".

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

EMISIONET