Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë në Librazhd, në kërkim tre të rinj

Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë në Librazhd,

Tre të rinj dyshohet se janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit Skënder Xhani, ngjarje e ndodhur me 7 maj 2019.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët të moshës 29, 19 e 15 vjeç. Mësohet se të tre janë banues në Librazhd, por për arsye hetimore policia nuk bën me dije gjeneralitetet e tyre.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Xhani, ku kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri.

Veprimet  proceduriale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë menjëherë sa policia ka marrë njoftim për  ngjarjen e ndodhur.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor si dhe për kapjen e autorëve.

EMISIONET