Vodhën banesën në Peqin, arrestohen pas 24 orësh autorët

Vodhën banesën në Peqin, arrestohen pas 24 orësh

Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në Peqin. Policia ka mundur të identifikojë dhe vërë në pranga 24 orë pas ngjarjes dy autorët.

Të arrestuarit janë shtetasit me inciale E.H., 30 vjeç, dhe D.H., 23 vjeç,  banues në  Kodras.

Dy të rinjtë  dyshohet se në bashkëpunim me njërin- tjetrin, mbrëmjen e djeshme kanë vjedhur banesën e shtetasit Z.H., ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Materialet hetimore  në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Vjedhja".

EMISIONET