Vlorë, vritet në atentat biznesmeni i kafesë

Një biznesmen kafeje është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, 4 qershor në Vlorë.

Viktima, Vasil Dervishaj pronar i një lokali në Vlorë dhe sipërmarrës në trgtinë e kafesë u ekzekutua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja është shënuar në orën 22:50  në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja "Pavarësia".

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se dëgjuan breshëri arme qe janë derdhur mbi makinën e viktimës.

Viktima ka qenë në një makinë ford me targa italiane OD 476 AF dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhami i pasagjerit në krahun e majtë janë thyer.

Informacion paraprak i policise: Më datë 04.06.2018, në lagjen ''Pavarësia'' tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Prite?

Zyrtarisht policia rezervohet të japë detaje por burimet thonë se kemi të bëjmë me një pritë.  Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qene vete i dytë. Në momentin që ka pikasur  Dervishaj që mbante një shot gun në dorë e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur. Të paktën ky është versioni i dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes. 

Më pas mendohet autorët se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. 

Policia ka ngritur grupe kontrolli për të mundësuar arrestimin e autorëve. Një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte proceduar disa vite më parë, por duket se kjo çështje kishte mbetur në kuadër të procedimit policor pasi 29 vjeçari nuk rezulton i dënuar nga gjykata.

Në këtë lagje Vasil Dervishaj mendohet se ka dhe shtëpinë. Viktima është babai i një fëmije të mitur. 







EMISIONET